2006-09-10 17:53:57

Shenjtorët e javës së ardhshme sipas kalendarit kishtar.


(10.9.2006 RV)Sot Kisha katolike kremtoi të Dielën XXIII të kohës gjatë vitit kishtar. Përkujtoi edhe festën e Shën Nikollës së Tolentinos, meshtar augustinian.
Nesër, e hënë, do të kremtojë Shenjtorët Proto e Gjaçinto, martirë dhe të lumin Bonaventurë nga Barcelona, rregulltar françeskan, që na kujtojnë se nganjëherë, për të bërë vepra të mira, duhet shumë guxim: ka njerëz që nuk kanë guxim të pendohen dhe u krijojnë pengesa atyre që bëjnë vepra të mira. Shenjtorët, duke u përpjekur t’i ngjasin Krishtit, kanë qenë gjithnjë njerëz të guximshëm.
Të martën do të kremtohet Emri i Zojës Mari, që na kujton se nuk mund të quhemi ndjekës të Krishtit, në se nuk jemi edhe njerëz të uratës. Jezusi kalonte netë të tëra në lutje, duke na mësuar të vërtetën se bota kthehet në rrugën e Zotit ‘me gjunjë’.
Revolucionari më i madh që njeh historia është Jezusi: duke shpallur Ungjillin, në mënyrë të veçantë ‘Lumnitë’, Krishti revolucionarizoi mendësinë e mbarë popujve dhe vuri në jetë një ligj të ri. Këtë na kujton festa e Shën Gjon Gojartit, ipeshkëv e doktor i Kishës që do të përkujtohet të mërkurën e ardhshme.
Të enjten Kisha katolike do të kremtojë Naltimin e Shëna Krygjës, që na kujton se Jezusi na shpërbleu me flijimin e kryqit. Ne do të shëlbohemi duke përmbushur në veten tonë atë që i mungon vuajtjeve të Krishtit për të mirën e mbarë Kishës. Në të njëjtën ditë do të kremtohet dhe festa e Shën Albertit, patrik i Jeruzalemit
Të premten do të përkujtohet Zoja e Dhimbshme, që na kujton se Maria është bashkshëlbuese, sepse mori pjesë me gjithë vetevten në flijimin shpërblyes të Krishtit. Edhe ne jemi të thirrur të ecim në këtë rrugë. Të shtunën do të kremtohet festa e Shën Kornelit, papë dhe Shën Çiprianit, ipeshkëv, martirë. Do të përkujtohen edhe Shën Eufemia, martire dhe Shën Vitori III, papë. Na kujtojnë se vetëm Zoti është i mirë, por ne duhet t’i përngjasim, posaçërisht përsa i përket këtij virtyti, duke e parë nga frytet, sa e vërtetë është mirësia jonëRealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.