2006-09-06 19:20:09

E Lumja Nënë Terezë, flakë e dashurisë! “Hapna sytë tanë, o Zot!”


(6.9.2006 RV)RealAudioMP3 Vijojmë me rubriken radiofonike kushtuar së Lumës Nënë Terezë, festën liturgjike kishtare të së cilës e kremtuam dje më 5 shtator, që sivjet përkoi më 9-vjetorin e vdekjes. Për sot kemi zgjedhur një lutje të Nënë Terezës drejtuar Zotit, që të na ndihmojë ta duam njëri-tjetërin kurdoherë: ‘Hapna sytë tanë, o Zot!”
O Zot, hapna sytë tanë, që të mund të shohim Ty
në vëllezërit e motrat tona.
Hapna veshët tanë, që t’i dëgjojmë thirrjet
e atij që ka uri, që ka të ftohtë e frikë,
të atij që është i shtypur dhe i përbuzur.
Hapna zemrën tonë, o Zot, që të mund të mësojmë
ta duam njëri-tjetrin
ashtu si na do Ti.
Përtërije vazhdimisht në ne, Shpirtin tënd, o Zot,
që të jemi të lirë e të bashkuar në emrin Tënd të shenjtë. Amen







All the contents on this site are copyrighted ©.