2006-09-05 18:27:20

Sot Papa Benedikti XVI u përshëndet me Ambasadorin e Shqipërisë Zef Bushati, në përfundim të mandatit të tij diplomatik.


(5.9.2006 RV) Sot Papa Benedikti XVI priti për vizitë në Kastel Gandolfo Ambasadorin e Jashtzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesinë e Tij, Zotin Zef Bushati, me të cilin u përshëndet në përfundim të mandatit të tij diplomatik.
Kujtojmë se lidhjet diplomatike të Republikës së Shqipërisë me Selinë e Shenjtë i kanë rrënjët e tyre në thellësinë e shekujve, në marrëdhëniet e ngushta të princave të krishterë shqiptarë të mesjetës, sidomos Skëndërbeut, me Vatikanin, në luftën e përbashkët kundër pushtuesit otoman.
Sidoqoftë, marrëdhëniet e mirëfillta diplomatike ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Shqipërisë u vendosën vetëm në vitin 1991.
Sidoqoftë, marrëdhëniet e mirëfillta diplomatike ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Shqipërisë u vendosën vetëm në vitin 1991. Ndërsa ambasadori i parë i jashtzakonshëm e fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, zoti Willy Kamsi, u prit në audiencë nga Gjon Pali II në Vatikan për paraqitjen e letrave kredenciale, në prag të vizitës së paharrueshme të Papës Vojtila në Shqipëri, më 22 prill 1993, duke hyrë kështu në historinë e Shqipërisë si Ambasadori i parë shqiptar pranë Selisë së Shenjtë.
Zoti Kamsi u zevendësua në detyrën e lartë diplomatike nga Doktor Pjetër Pepa, i cili do të paraqiste letrat kredenciale në Vatikan më 1 mars 1996.
Më 5 dhjetor 1997 vendin e tij do ta zinte Shkëlqesia e Tij, Doktor Jul Bushati, i cili më 18 prill 2002 u përshëndet me Atin e Shenjtë para largimit nga Roma, për t'u kthyer në detyrën e tij jo më pak të lartë të mjekut specialist për sëmundjet e gjoksit.
Pas tij, më 10 maj 2002, paraqiti kredencialet në Vatikan, Shkelqesia e Tij, zoti Zef Bushati, sot në vizitë lamtumire tek Papa.Tani pritet takimi me Papën i ambasadorit të pestë të Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë. Është shkelqësia e Tij, zoti Rrok Logu, fillimi i veprimtarisë diplomatike të të cilit zgjat radhët e diplomatëve shqiptarë pranë Selisë Apostolike, duke vijuar një histori që ka nisur prej më se 15 vjetëshRealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.