2006-09-05 18:47:19

Në Shqipëri festa liturgjike e Nënë Terezës u kremtua nga Imzot Rrok Mirdita në katedralen e Sapës në Vaun e Dejës.


(5.9.2006 RV)RealAudioMP3 Në Shqipëri kremtimi kryesor kushtuar festës liturgjike të së Lumes u mbajt në katedralen e dioqezës së Sapës, në Vaun e Dejës, që mban emrin e Nënë Terezës. Meshën e kryesoi kryetari i Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë, kryeipeshkvi metropolit i Tiranë-Durrësit, Imzot Rrok Mirdita në bashkëkremtim me ipeshkvin vendas, imzot Dodë Gjergjin, me ipeshkvij e meshtarë të tjerë. Ishin të pranishëm rregulltarë, rregulltare e sidomos qindra besimtarë të ardhur edhe nga dioqezat tjera të Veriut për të kremtuar këtë ditë të madhe përkujtimore për mbarë popullin shqiptar.
“Jeta e të krishterit e gjen burimin e pashterrshëm të frymëzimit në të vërtetat e zbuluara nga Krishti: në mishërimin, vdekjen dhe ngjalljen e Zotit– shpjegoi imzot Mirdita në homelinë e kremtimit, të cilën ju ftojmë ta ndiqniRealAudioMP3

Sot Nënë Tereza u përkujtua në të gjitha meshët e kremtuara ndër kishat katolike të Shqipërisë e të Kosovës si dhe në shumë kisha të diasporës shqiptare, ku jehuan përsëri fjalët me të cilat e Lumja i paraqitje botës: “"Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane. Përsa i përket besimit, jam murgeshë katolike. Sipas thirrjes, i përkas botës. Por zemra ime i përket plotësisht Zemrës së Krishtit".









All the contents on this site are copyrighted ©.