2006-09-05 18:27:37

Ja argumentet kryesore të programit të 5 shtatorit:


Sot në Kastel Gandolfo Papa Benedikti XVI u përshëndet me ambasadorin Zef Bushati, në përfundim të mandatit të tij diplomatic.

Sonte në Asizi të Italisë, përfundoi mitingu “Njerëz dhe Fe”: kujtimi i atentateve të Nju Jorkut e të Uashingtonit më 11 shtator 2001 ishte në qëndër të takimeve përfundimtare.

Nëntë vjet më parë në Kalkutë vdiste e Lumja Nënë Terezë: festa e saj liturgjike kremtohet në Vatikan, në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Kalkutë e në të gjithë botën. Në katedralen e Sapës me emrin e Nënë Terezës, Meshën shenjte e kryeson Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore katolike të Shqipërisë, imzot Rrok Mirdita, që mban edhe homelinë.
 Ikona e së Lumes Nënë Terezë: Nënë në emër të Atit në shërbim të të varfërve.RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.