2006-09-04 20:05:01

Ja argumentet kryesore të programit të 4 shtatorit


Në lutjen e djeshme të Engjëllit të Tenzot në Castel Gandolfo Papa Benedikti XVI propozoi Papën Gregori i Madh si shembull për barinjtë dhe nëpunësit e administratës. Ndërsa shtegtarëve gjermanë u tha se mezi ç’pret të takohet me bashkëatdhetarët e tij në Bavari në udhëtimin që do zhvillojë nga 9 deri me 14 shtator në Gjermani.

U hap sot në Asizi takimi ndërkombëtar dyditor “Për një botë paqeje, feshë dhe kulturash në dialog”, promovuar nga bashkësia e Shën Egjidios. Në mikrofonin e Radio Vatikanit flet Atë Enzo Bianchi.

Sonte në natën e festës liturgjike kushtuar së Lumes Nënë Terezë vijojmë me rubrikën radiofonike ‘E lumja Nënë Tereze, flakë e dashurisë’. Kemi zgjedhur, posaçërisht për këtë natë, një uratë të Nënë Terezës drejtuar Zojës së Bekuar, Virgjërës Mari.

Edhe Katari pranoi të dërgojë afro 200-300 trupa ushtarake paqëruajtëse në Liban. Ndërkaq përfundoi zbarkimi i ushtarëve italianë dhe tani priten ushtarët e vendeve të tjera pjesëmarrëse në rivendosjen e paqes në Libanin jugor.

Një turist britanik u vra sot dhe pesë u plagosën në Aman të Jordanisë nga një person i armatosur, i cili më pas u arrestua nga policia.

Pas deklaratave të Beogradit për njëanshmëri të Ahtisarit në çështjen e Kosovës, shefi i politikës së jashtme të BE Javier Solana tha sot se BE-ian e mbështet tërësisht veprimtarinë e kryenegociatorit për statusin e Kosovës Marti Ahtisari, dhe porositi Beogradin që të përgatitet për raundin e ardhshëm të bisedimeve.

Ish-sekretari amerikan për Sigurinë, dhe ish-guvernatori i Pensilvanisë Tom Ridge u emërua këshilltar i kryeministrit dhe i qeverisë Berisha. Kryeministri shqiptar tha se politikani amerikan do të vërë në dispozicion të qeverisë shqiptare përvojën e tij për futjen në NATO, luftën kundër trafikut, krimit etj.







All the contents on this site are copyrighted ©.