2006-09-04 20:08:20

E Lumja Nënë Tereza, flakë e dashurisë! Një lutje të saj drejtuar Zojës së Bekuar, Virgjërës Mar!


(4.9.06. RV) Vijojmë me rubriken radiofonike kushtuar të Lumës Nënë Terezës, e sonte është nata e festë liturigjike për nder të së Lumës Nënë Terezës. Kështu, dëgjues të nderuar, festa e së Lumës Nënë Terezës nesër do të kremtohet solemnisht në të gjitha Kishat kudo në botë, e në mënyrë të posaçme në trevat shqiptare.
E po e përfundojmë këtë hapësirë radiofonike kushtuar të Lumës Nënë Terezës, me një lutje të saj drejtuar Zojës së Bekuar, Virgjërës Mari:

O Zoja Mari, ty të kemi zgjedhur për Nënë. Nuk ke pasur kurrë bija kaq të pandenja, të ligshta e të lodhura sikur jemi ne. Ti pra të jesh forca jonë e mbështetja jonë. Nuk kemi burime e shpesh as para.
O Nënë e mëshirshme! Bën që të mund të gjejmë bukë për të varfërit tanë shumë të dashur. Jemi porsi foshnje të pambrojtuar, të ekspozuara para të këqijave të botës. Bën, oj Nënë Qiellore, që të mos dëmtohemi, por të mund të jetojmë për lavdinë e Zotit e ta përhapim Fjalën e Tij sipas vullnetit të Tij Hyjnor. Amen!RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.