2006-09-02 19:33:00

Shenjtorët e Javës së ardhshme nga 3 deri më 9 shtator


(03.9.06. RV) Sot e diele, më 3 shtator, Kisha kremtoi të dielën e 22-të gjatë vitit kishtar e në këtë ditë kalendari kishtar përkujton edhe shën Gregorin e Madh, papë e doktor i Kishës.

Nesër, e hënë më 4 shtator, kalendari kishtar kujton shën Bonifacin I, papë, shën Rozen e Viterbos, virgjër, shën Marinin, oshënar e shën Mosiun, profet e ligjëdhënës.

Pas nesër, e marte më 5 shtator, kalendari kishtar kujton të Lumën Nënë Terezën, Gonxhe Bojaxhiun, themeluesen e Misionareve të dashurisë, bijën e motrën shqiptare, Nënën e Engjëllin e të varfërve.
Sivjet bie 9 vjetori i vdekjes së Nënë Terezës e ky përvjetor e kjo festë do të kremtohet në të gjitha kishat në trevat shqiptare e në mbarë botës, me kujtimin përherë të gjallë të mesazhit që e Lumja Gonxhe Bojaxhiu i la besimtarëve e të gjithë njerëzve vullnet mirë: ta duam Zotin mbi çdo gjë e të afërmin porsi vetveten.RealAudioMP3

Gjithnjë të martën më 5 shtator kalendari shënon edhe kujtimin e shën Erkolanit e Taurinit, martirë

Të mërkurën e ardhshme më 6 shtator, kalendari kishtar Shën Zakarinë, profet; Shën Onesiforin, nxënës i shën Palit apsotull.

Të enjten e ardhshme më 7 shtator, kalendari kishtar kujton shën Regjinën, virgjër e martire, shën Guidon, ipeshkëv të Arecos;

Të premtën e ardhshme më 8 shtator, kalendari kishtar kremton festën e Lindjes të Lumës së Mari Virgjër. Kjo festë te populli shquptar njihet me emrin festa e Zojës së Vogël. Gjithnjë më 8 shtator, kalendari kishtar kujton edhe shën Sergjin I, papë.

Të shtunën e ardhshme më 9 shtator, kalendari kishtar kujton shën Pjetrin Klaver, meshtar jezuit, apostull ndër zezakë të internuar; shën Gorgonin, martir.

Të dielën e ardhshme, më 10 shtator, Kisha do të kremtojë të dielën e 23-të gjatë vitit kishtar, sipas kalendarit liturgjik, ndërsa kalendari kujton shën Nikolen nga Tolentino, meshtar agostinian.







All the contents on this site are copyrighted ©.