2006-09-02 15:14:52

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës 22-të gjatë Vitit Kishtar “ B”
Nuk bëhemi të shenjtë duke i prekur shenjtërit, por duke jetuar Ungjillin.


(02.9.06 RV) Vëllezër motra të nderuar, ia përsëri në takimin tonë javor të shtunës me Fjalën e Zotit të Meshës Shenjte të së dieles, kësaj herët në takimin tonë me Liturgjinë e Fjalës së Zotit të dielës së 22-të të vitit kishtar, ciklit të dytë.
Pas 5 të dielave, në të cilat e kemi dëgjuar nga kreu i 6-të i Ungjillit të Shën Gjonit, fjalimin e Jezusit mbi Bukën e Jetës, mbi Eukaristinë Shenjte, me këtë të diele, i kthehemi përsëri Ungjillit të shën Markut, i cili gjatë këtij viti kishtar, është udhërrëfyesi ynë që përmes tregimit dhe shpiegimit na njeh me veprat dhe mësimet e Jezusit.
Kështu, në pjesën ungjillore të kësaj së diele, shën Marku Ungjilltar, na sjell mësimin e Jezu Krishtit mbi kultin e vertetë ndaj Zotit. Pra, me pak fjalë, Jezusi na tregon se në çfarë konziston- qendëron, ekziston kulti yne i vërtetë ndaj Zotit.
Ndërkohë, duhet thënë se “kulti” duke folur sipas kuptimit etimologjik vjenë nga “kultivimi. Sikur bujku që e kultivon (mbjellë) fushen: kujdest per të, e lavron, e mbjellë sipas kritereve te sakta..Kulti ndaj Zotit domethënë pikërisht të mendosh, të përkujdesësh, ta kultivosh marrëdhënien me Zotin duke iu përmbajtur orientimeve të vlefshme ungjillore.
Në pjesën ungjillore të kësaj së diele, Jezusi ndalet te dy” rregulloret” që e karakterizojnë kultin e vërtetë ndaj Zotit: në rend të parë kulti duhet të bëhet me zemër e jo me gojë; pastaj duhet të jetë në përkim apo në përputhje (konform) me vullnetin e me “urdhërimet” e Zotit dhe jo me mentalitetin shekullar (shoqëror).
Kulti ynë ndaj Zotit, pra, duhet të shpreh reaitetin tonë të brendëshm, atë çka kemi e çka ndjejmë në zemër, sepse Zoti e shikon dhe vlerëson zemrën tonë prej së cilës buron adhurimi i vertetë, respektimi e dashuria e vertëtë ndaj Zotit dhe mësimeve të tija hyjnore.
Tani, t’i dëjojmë leximet biblike të Liturgjisë Hyjnore të dielës së 22-të gjatë vitit kishtar e pastaj kometin e leximeve biblikeRealAudioMP3 nga prifti shqiptar nga Tirana, dom Gjergj MetaRealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.