2006-08-31 15:14:55

E Lumja Nënë Tereza, flakë e dashurisë : “O Zot, çrrënjose varfërinë e zemrës sime!”


(30.8.06 RV) Vijojmë me rubriken radiofonike kushtuar të Lumës Nënë Terezës. Po kujtojmë se më 26 gusht u përkujtue 96 vjetori i lindjes e më 5 shtatorin e ardhshëm do të bie 9 vjetori i kalimit të saj në amshim. E pas këtij njoftimi, dëgjues të nderuar, po kalojmë te porosia e Nënë Terezës që kemi zgjedhur për sot.
O Zot, të lutëm, çrrënjose në rrënjë
varfërinë e zemrës sime.
Ma jepë forcën t’i bartë me qetësi shpirtërore
gëzimet e mia e dhimbjet e mia.
Ma jepë forcën që dashuria ime të japë fryte në shërbim.
Ma jepë forcën të mos i refuzojë kurrë të varfërit
apo të përkulem para paturpësisë së pushtetit.
Ma jepë forcën ta lartojë mendjen përmbi
mjerimet e vogëla të çdo dite.
E ma jepë forcën t’a lëshoi forcën time
në vullnetin tënd me dashuri.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.