2006-08-31 16:28:36

E Lumja Nënë Tereza, flakë e dashurisë! ‘Hapna sytë tanë, o Zot!”


(31.8.06. RV) Vijojmë me rubriken radiofonike kushtuar të Lumës Nënë Terezës në muajin e lindjes, gusht dhe në muajin e kalimit të saj në amshim, shtator. Për sot kemi zgjedhur një lutje të Nënë Terezës drejtuar Zotit që të na ndihmojë të duam njëri-tjetërin kurdoherë: ‘Hapna sytë tanë, o Zot!”
O Zot, hapna sytë tanë, që të mund të shohim Ty
në vëllezërit e motrat tona.
Hapna veshët tanë, që të dëgjojmë thirrjet
e atij që ka uri, ftohtë, frikë,
të atij që është i shtypur.
Hapna zemrën tonë, që të mund të mësojmë
ta duam njëri tjetërin
ashtu si na do Ti.
Përtërie vazhdimisht në ne, Shpirtin tënd, o Zot,
Që të bëhemi të lirë e të bashkuar. AmenRealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.