2006-08-30 19:13:44

Atë Daniel Gjeçaj OFM në katër vjetorin e kalimit në amshim.


(30.8.06 RV) Duke shfletuar kalendarin historik të 30 gushtit, përkujtojmë 4 vjetori i vdekjes së studiuesit françeskan shqiptar, atë Daniel Geçajt. Figurë poliedrike, Atë Danieli tërë jetën punoi duke iu përmbajtur binomit të njohur që Kleri Katolik Shqiptar ka pasur gjithmonë, për Fè dhe Atdhè.
Në periudhën më të vështirë e të errët të vendlindjes e të Popullit të vet Shqiptar, nën regjimin komunist e ateist, Atë Daniel Gjeçaj për vite të tëra qe pikë referimi për diasporen shqiptare dhe emigrantët në Itali e Romë, për të cilët qe atë shpirtëror e mbështetje vëllazërore. Atë Daniel Gjeçaj për vite të tëra ishte edhe bashkëpunëtor i Programit Shqip të Radio Vatikanit që në kohën e themelimit nga dom Zef Shestani, me të cilin bashkëpunoi nga afër e deri në vitet e fundit të jetës së tij.
Jan të shumta botimet dhe ribotimet e veprave letrare që dolën nga shtypi jashtë atdheut me mbështetjen e Atë Danielit. Ndër to përmendim “Andrrën e Pretashit” te Pater Anton Harapit, “Lahuten e Malcis”, ribotuar dy herë, Vale mbi Vale po e Anton Harapit. Gjithashtu Atë Daniel Gjeçaj shquhet edhe për vepra origjinale si Gjergj Fishta, jeta dhe vepra apo për përkthime te tilla si Psalmet dhe Shkrimi i Shenjtë për të cilin punoi deri në fund të jetës.
Sot duke përkujtuar këtë figurë erudite të kaluares shqiptare të pas luftës, kemi shkëputur një fragment nga predikimi mbajtur në Shenjtëroren e Zojës së Këshillit të Mirë, në Gjenacan, në vitin 1968, me rastin e kremtimit të 500 vjetorit të heroit kombëtar e Atletit të Krishtit, Gjergj Kastriotit, Skenderbut. Ta dëgjojmë zërin e tijRealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.