2006-08-29 17:48:54

Gazeta ‘Osservatore Romano’ shkruan: Benedikti XVI nuk është një Papë ambientalist i improvizuar, por Bari i ndërgjegjshëm që interesohet për mbrojtje të mjedisit e bënë thirrje të këputet lidhja tragjike ndërmjet degradimit të mjedisit e varfërisë.


(29.8.06. RV) Të këputet lidhja tragjike ndërmjet degradimit të mjedisit e varfërisë. Kështu tha Papa të dielen e kaluar në pragun e Ditës për mbrojtjen e krijimit, që Kisha italiane kremton më 1 shtator. “Benedikti XVI nuk është një Papë papritur ambientalisti improvizuar, siç shkruanin disa gazeta italiane dje por një Bari i ndërgjegjshëm, ndër detyrat e të cilit bën pjesë edhe thirrja drejtuar besimtarëve për mbrojtjen dhe ruajtjen e krijimit, dhuratë e Zotit”. Këtë nënvizon gazeta “Osservatore Romano” sipas të cilit thirrja e Papës Racinger të dielën e kaluar, drejtuar të krishterëve që të angazhohen për për të treguar kujdes ndaj ambientit, përfaqëson një detyrim që nuk është vetëm i besimtarëve, por i kapërcen kufijtë e fesë, e bëhet një thirrje ndaj krejt njerëzimit, që ky të ndërgjegjësohet se planeti ynë është në rrezik serioz.
“Duhet ta kuptojnë të gjithë se Toka nuk është një pus i pafund dhe se ky pus nuk u është dhënë vetëm disave për shfrytëzim, por për të mirën e të gjithëve.” -vijon gazeta vatikanase. Prandaj - vijon nota e gazetës “Osservatore Romano” - thirrja për drejtësi dhe solidaritet është më shumë se kurrë aktuale sot, ashtu si edhe thirrja për të bërë diçka konkrete për të ndaluar zvetënimin e ambientit dhe për prishjen e lidhjes tragjike që ky ka me varfërinë.
Sipas “Osservatore Romano”-s deri tani interesat politike dhe ekonomike kanë bërë që takimet e nivelit të lartë ndërkombëtarë lidhur me ambientin të dështonin me turp, duke i reduktuar madje edhe vetë objektivat e tyre. “Toka- denoncon e përditshmja e Selisë së Shenjtë - po niset pashmangëshmërisht drejt vdekjes nëse nuk ndërhyhet në mënyrë efikase, ndërkohë që mijëra persona vdesin, që tani, çdo ditë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.