2006-08-28 18:52:13

Zëdhënësi i Hamasit fajëson edhe qeverinë palestineze për situatën në Rripin e Gazës


(28.8.2006 RV)Ministria e brendshme palestineze njoftoi se katër anëtarë të saj u vranë nga një raketë e lëshuar prej një avioni të telekomanduar izraelit. Nga ana tjetër zëdhënësi i qeverisë së Hamasit, Gazi Hammad, duke folur nga një radio publike izraelite tha se për gjendjen e krijuar në Rripin e Gazës nuk janë fajtorë vetëm izraelitët, por edhe disa nga udhëheqësit palestinezë.







All the contents on this site are copyrighted ©.