Më 28 gusht Kisha kujton Shën Agostinin, ipeshkëv e doktor.
(28.9.06. RV) I edukuar në fe të Krishtit, pati një rini të shthurur derisa
nuk lexoi veprën e Ciceronit ‘Ortensi” që e afroi te jeta shpirtërore. Takimi i Agostinit
me Shën Ambrozin, prej të cilin qe pagëzuar, e solli në fenë e krishtërë. Qe ipeshkëv
i Iponës, filozof e teolog. Shën Agostini vdiq më 28 gusht të vitit 430 në Afrikë.
Mendimtar e teolog i madh, Agostini me shkrime të tija i ka lënë një trashëgimi jashtëzakonisht
të madhe Kishës. Mësimet e mendimet e tija janë aktuale edhe për ditët tona.