2006-08-28 17:05:33

E lumja Nënë Tereze, flakë e dashurisë! Lutja "Cdo gjë në dorë të Zotit!"


(28.8.06 RV) Vijojmë me rubriken radiofonike kushtuar të Lumës Nënë Terezës. Për sot, dëgjues të nderuar, kemi shkëputur një lutje të Shën Injacit të Lojolës, themeluesit të Jezuitëve, për të lënë gjithçka në dorë të Zotit, të cilën lutje motrat e Nënës, Misionaret e Dashurisë e lusin në mbarimin e orës së tyre të meditimit në kapelë para të Shenjtueshmit Sakrament. Ja edhe Lutja për lëshimin total e të plotë në dorë të Zotit
O Zot, merre e pranoje krejt lirinë tonë, tërë kujtesën tonë,
mirëkuptimin tonë e krejt vullnetin tonë, çdafërdo sendi që kemi.
Ti na i ke dhënë të gjitha këto sende; e ty, o Zot,
po ti falim, bëjë çka të dëshirosh
sipas vullnetit tënd. Dhurona dashurinë tënde e hirin tënd,
sepse këto janë ato çka neve na mjaftojnë.RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.