Pasqyra e shkurtër javore nga aktiviteti i Papës e Selisë së Shenjtë
(27.8.06. RV) Benedikti XVI është gjithnjë në selinë verore të Papëve në Castelgandolfo,
po nuk mungojnë aktivitete e takime të Papës me personalitete të ndryshme të botës
dhe me bashkëpunëtorë të tij të afërt. Ashtu siç nuk ka munguar takimi i së mëkurës
me besimtarë e shtegtarë të ardhur prej vendeve të ndryshme të botës për audiencën
e përgjithshme me Papën.
E pikërisht në audiencën e përgjithshme të mërkurës
së kaluar, duke vijuar katekizmin mbi figurat e Apsotujve, Benedikti XVI këtë herë
trajtoi figurën e vegimtarit të Pamtosit, shën Gjonin Apostull. E më këtë rast, Ati
i Shenjtë Racinger vuri në pah se “akoma sot vijojnë vuajtjet e Kishës në botë,
e ashtu si mundimet e Jezusit, tregojnë egërsinë dhe mbrapshtinë e njeriut, por në
anën tjetër dëshmojnë edhe ndërhyrjen shpëtimpruese të Zotit”. ”Kisha, ende sot është
e persekutuar, e kërcënuar, pëson arrestime, vrasje, dënime, mohime të lirisë në shumë
Vende të botës, e këto “vështirësi të rënda, këto moskuptime, e armiqësi” që pëson,
janë vuatje të cilat Kisha “nuk i meriton”, “ashtu sikur vet Jezusi nuk i meritoi
mundimet e tija”. Këndej Benedikti XVI lëshoi një britmë të fortë dhimbjeje,
por edhe shprese, për fatin e Kishës në botë: “në të vëretë, vuajtja - tha Papa duke
shpjeguar profecitë e tekstit biblikt të librit të Zbulesës së shën Gjonit, - “nuk
është ‘fjala e fundit’ në historinë e botës e të Kishës, por ‘një pik kalimi drejt
lumturisë’ në jetën e vërtetë në Zotin”.
Po këtë javë që kaloi, Papa Benedikti
XVI ka emruar drejtor të ri të Vrojtores (Observatorit) astronomike të Vatikanit,
jezuitin e astronomin argjentinas, atë Josè Funes drejtor, 43 vjeç. Atë Funes zëvendëson
jezuitin amerikan Goeroge Coyne. “Eshtë gëzim i madh për mua të studioi e hulumtoi
galaktikat , mrekullitë e gjithësisë”, pohoi drejtori i ri i Observatorit astronomik
të Selisë së Shenjtë. “Shkenca e feja mund dhe duhet të bashkëveprojnë e të bashkëekzistojnë.
Kisha nuk ka frikë nga shkenca e, konkretisht me Observatorin astronomik të Vatikanit
Kisha promovon e vlerëson shkencën me cilësi të lartë”.
Nga Dikasteret
e Selisë së Shenjtë, këtë javë kemi Mesazhin e Këshillit Papnor për Emigrantët me
rastin e Ditës së ardhshme Botërore të Turizmit, që bie më 27 shtator. « Turizmi
është instrument i çmueshëm për promovimin njerëzor e takimet ndërmjet popujve e kulturave.
Turizmi shndërrohet në pasuri të vërtetë « kur njeriun e konsideron dhe trajton si
« thesarin më të çmuar që ekziston « : kështu shkruan mes tjerash Këshilli Papnor
për Baritorinë e Mërgimtarëve në Mesazhin për Ditën Botërore të Turizmit.
Feja
dhe arsyeja ishin në qendër të reflektimit të kardinalit të Vjenës, hirësisë së tij
Schonborn, në Meetingun e Riminit të Italisë, organizuar nga lëvizja kishtare ‘Comunione
e Liberazione’. Raporti ndërmjet fesë, arsyes njerëzore e shkencës është trajtuar
nga kardinali Schonborn, i cili nënvizoi se më shekuj “krijimi është treguar si zanafillë,
si histori biblike”. Pastaj me ngjarjet e tezave shkencore mbi evolucionin biologjik
të jetës, doli në pah një “situatë konkurruese” e prerë: evolucioni i Darwinit u bë
alternativa e krijimit. Por për kardinalin e Vjenës, “shkalla e Darwinit dhe ajo e
Jakobit nuk përjashtojnë njëra tjetrën”, “madje Ringjallja është pika e arritjes
së evolucionit”. E kard. Schonbor pyet, pse sot shoqëria moderne nuk pasionohet aq
lehtë nga debati shkencor e kulturor ndërmjet atyre që mbështesin tezat e evolucionit
e të atyre që mbrojnë tezat e krijimit?. Nuk duhet harruar se shkenca dhe feja janë
në shërbim të njeriut”