2006-08-25 17:32:57

Turizmi instrument promovimi njerëzor e takimi mes popujve e kulturave: kështu shkruan Këshilli Papnor për Baritorinë e Mërgimtarëve në Mesazhin e tij për Ditën Botërore të Turizmit, që bie më 27 shtatorin e ardhshëm.


(25.8.06. RV) « Turizmi është pasuri « kur njeriu konsiderhet si « thesari më i çmuar « dhe është instrument i çmueshëm për promovimin njerëzor e takim ndërmjet popujve e kulturave: kështu shkruan Këshilli Papnor për Baritorinë e Mërgimtarëve në Mesazhin e tij për Ditën Botërore të Turizmit, që bie më 27 shtatorin e ardhshëm. Në Mesazhin e nënshkruar nga presidenti i Këshllit të përmendur Papnor, kardinali Renato Martino e nga sekretari imzot Agostino Marchetto, i bëhët thirrje personelit të turizmit të marrin para sysh dhe ta përdorin këtë aspekt të vlerës së njeriut në turizëm, duke e bërë si ndër prioritetet e aktivitetit të tyre për promovimin njerëzor.
Të udhëtosh « hapë mundësi të reja takimi, stimulon zhvillimin », por mund edhe të provokojë « panik » e të sfidon « ndërgjegjën etike ». Këtë vuri në pah kardinali Martino duke theksuar se falë « lëvizjes turistike » tashmë « të pandalshme », popujtë mund të takohet me një lehtësi më të madhe. «  Në mbarim të një udhëtimi – veçoi kardinali – stimulohen ndjenjat e solidaritetit dhe mbetemi me përshtypjen se njerëzimi është shumë më i pasur e i çmuar atëherë kur i hapim dritare tona ndaj të tjerëve, duke mundësuar kështu njohjen e thesareve kulturore, historike, natyrore, njerëzore e shpirtërore që çdo popull i ruan sa a shumë me gjelozi të madhe ».
« Turizmi – përfundon kardinali Martino – nxjerr në pah, një pasuri universale,që nuk e mohon as nuk e refuzon njeriun, por e ia ruan gjurmë e historinë ».RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.