2006-08-24 20:20:39

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan tha se është urgjente që bashkësia ndërkombëtare të marrë sa më shpejt mbi vete përgjegjësinë për zbatimin e rezolutës 1701 mbi Libanin.


(24.8.06. RV)Në të vërtetë, diplomacia ndërkombëtare akoma nuk ka përcaktuar instrumentet për të ndihmuar popullsitë fatkeqe që janë përfshirë në këtë krizë. Kofi Annan ka pohuar se do të bëjë të gjitha përpjekjet për rë përshpetuar kohërat dhe ka konfirmuar se do të nisë misionin e tij nëpër kryeqyte të rajonit të Lindjes së Mesme pas mbledhjes së nesërme në Bruksel në të cilën Ministrat e jashtëm të Bashkimin Evropjan do të vendosin pikat e kontributit që Vendet e tyre do t’i japin për përforcimin e Unifilit, që sipas rezolutës 1701 parashikon deri në 15 mijë ushtarë ndërkombëtarë helmetkaltër.







All the contents on this site are copyrighted ©.