2006-08-24 18:45:21

Roli i grave në Kishës, është argumenti për të cilin flet Benedikti XVI në pjesën e sotme të intervistë së tij dhënë disa televizioneve gjermane më 5 gusht.


(24.8.06 RV) Pyetje: Atë i Shenjtë, gratë janë shumë aktive në funksione të ndryshme në Kishën Katolike. Sipas jush, Kontributi i tyre a nuk duhet bërë më i dukshëm, edhe në vende me përgjegjësi më të lartë në Kishë?


Benedikti XVI: Mbi këtë temë natyrisht reflektohet shumë. Siç e dini edhe Ju, ne mendojmë se feja jonë, kushtetuta e Kolegjit të Apostujve na angazhon e nuk na lejojnë t’u japim shugurimin meshtarak grave. Por nuk duhet as të mendohet se në Kishë e vetmja mundësi për të pasur ndonjë rol të rëndësishëm është të jesh meshtar. Në historinë e Kishës ka shumë funksione e detyra. Duke filluar nga motrat e Etërve të Kishës, për kaluar në mesjetë, kur gra të mëdha luajtën një rol vendimtar e shumë domethënës, e këtë deri edhe në epokën moderne. Të mendojmë Ildegarde e Bingenit, që protestonte fuqishëm ndaj Ipeshkëvijve dhe Papës; ta kujtojmë Katerinen e Sienës dhe Brigjiden e Suedisë. Kështu, edhe në kohën moderne gratë duhet — dhe ne bashkë me to — të kërkojnë gjithmonë e përsëri vendin e tyre të saktë. Sot, ato janë të pranishme në shumë Dikastere të Selisë Shenjtë. Por ka një problem juridik: ai i juridiksionit, domethënë fakti që sipas së Drejtës Kanonike të Kishës, pushteti i vendimarrjes është i lidhur juridikisht me të Urdhërin e shenjtë (të meshtarisë). Nga kjo pikëpamje ka disa kufizime. Por unë besoj se vetë gratë, me vrullin e tyre dhe me forcën e tyre me atë — si të thuash — epërsinë e tyre, me atë “forcë shpirtërore” do të dijnë t’i krijojnë vetes hapësira e vende. Dhe ne do të përpiqemi të vihemi në dëgjim të Zotit, që pastaj të mos i kundërvihemi, por përkundrazi të gëzohemi që elementi femëror të fitojë në Kishë atë vend vemprimtarie që i takon, duke filluar nga shembulli i Nënës së Zotit dhe Marisë Magdalenë.







All the contents on this site are copyrighted ©.