2006-08-24 18:42:13

Papa Benedikti XVI në vizitë private dje në Shenjtëroren e Shëna Kryqit në Nemi, afër Romës.


(24.8.06. RV) Papa Benedikti XVI në vizitë private dje pasidte me të vëllain Georgun në Shenjtëroren e Shëna Kryqit në Nemi, qytetin e vogël afër Romës.
Për të ndarë së bashku një moment lutjeje me më të afërmit: me këtë qëllim, Benedikti XVI shkoi dje pasidite në Kishën e Shëna Kryqit për t’u lutur në heshtje e për vizituar kuvendin e Etërve Mercedarë.
Eshtë fjala për një vizitë private, por posa u morë vesht lajmi, shumë besimtarët vrapuan për të përshëndetur Atin e Shenjtë. Ja një dëshmi të kësaj vizite të Papës jashta programit, të dëgjojmë atë Giacinto Masalen, përgjegjësin e kuvendit të Etërve Mercedarë të Nemit:
“Ka qenë një vizitë e papritur. Na lajmëruan pak orë përpara. Unë në realitet në momentin e parë nuk besova… kur më njoftuan rojet.


Atë Giacinot, si kaloi vizita?


Papa mbërrini në ora 16 e 30. Vizita ishte në formë private e prandaj nuk kanë dashur që të lajmërohet askush. Papa deshi të vijë për ta njohur këtë Shenjtërore. Për këte, erdhi për t’iu lutur Zotit në Shenjtërore, së bashku me të vëllain.


Cka më tepër iu bëri përshtypje prej fjalëve që Papa i shqiptoi me këtë rast?


Po, Papa pyeti për etërit Mercedarë – pse quhemi Mercedarë – më pyeti nëse kemi qenë ndonjë herë të pranishëm në Gjermani. Pastaj vërejta se mbeti shumë i goditur nga bukuria e kryqit të kryqëzimit të Krishtit që kemi në Shenjtëroren tonë. Pas lutjes së mbrëmësores për nder të së Lumës Virgjërës Mari, e vizitoi kuvendin së bashku me ne rregulltarët. Deshti të vizitonte edhe një dhomë, ku në kohët e kaluara rrinin Papës kur vinin këtu. Pastaj nga kuvendi admiroi panoramen e bukur të Liqenit të Nemit. Këndej, para se të kthehet në Castel Gandolfo, i bekoi besimtarët që ishin mbledhur për të përshëndetur PapënRealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.