E Lumja Nënë Tereze, flakë e dashurisë! “Ambasadorë të Zotit !” lutja shkruar
nga Pali VI për bashkëpunëtorët e Nënë Terezës.
(24.8.06. RV) Në rubriken tonë të përditshme radiofonike kushtuar të Lumës
Nënë Terezës, - dëgjues të nderuar – për sot kemi shkëputur një lutje që Papa Pali
VI pati shkruar për bashkëpunëtorët e Nënë Terezës. Siç dihet shtylla themeltare
e shoqatës të bashkëpunëtorve të Motrave Misionare të Dashurisë ishte lutja. Ata
e kishin për detyrë të luteshin çdo ditë në bashkim e përkim me motrat rregulltare,
duke kërkuar prej Zotit hirin e bekimin e meritës për t’iu shërbyer të varfërve që
shikoheshin e konsideroheshin si “ambasadorë të Zotit”. Ja lutja e tyre, shkruar
nga papa Pali VI: O Zot, na bëjë të denjë, Ti shërbejmë të ngjashmit
(afërmit) tanë Në çdo pjesë të botës Ku jetojnë e vdesin në
varfëri e në uri. Jepu atyre sot, përmes duarve tona, Bukën e
përditshme ; E përmes dashurisë sonë e mirëkuptimit tonë, Dhurona
paqen e gëzimin. Amen.