2006-08-23 18:33:20

Orë ankthi dhe pasigurie për të tre katolikët e dënuar me vdekje në Indonezi.


(23.8.2006 RV)Gjykata e Lartë indoneziane rrëzoi kërkesën e dytë për falje të tre katolikëve, dënuar me vdekje në ishujt Palu-Suvaleze, duke e përkufizuar si të papërputhshme me ligjin Nr.22/2002 për faljen. Lajmi u dha nga agjencia AsiaNews, e cila vë në dukje sesi në vendin aziatik po rritet kori i zërave që kërkojnë heqjen e dënimit me vdekje. Nga ana tjetër, presidenti Susilo Bambang Youdoyono, të cilit i përket edhe e drejta e faljes, nuk është shprehur ende. Me 11 gushtin e kaluar Benedikti XVI u kishte kërkuar autoriteteve indoneziane një akt mëshirimi për motive humanitare. Thirrja e Papës u dha guxim katolikëve dhe jokatolikëve, të cilët po angazhohen këto orë për shfuqizimin e dënimit me vdekje në Indonezi.







All the contents on this site are copyrighted ©.