E Lumja Nënë Tereze, flakë e dashurisë! “Lutja për dashuri !” lutje që Nënë Tereza
ia porosiste motrave të reja të kongregatës së saj.
(23.8.06. RV)Në rubriken tonë
të përditshme radiofonike kushtuar të Lumës Nënë Terezës, - dëgjues të nderuar – për
sot kemi shkëputur një lutje të cilën Nënë Tereza ia këshillonte motrave të reja,
që kishin pak kohë në kongregaten e Misionareve të Dashurisë, për të zbatuar dashurinë
e bamirësinë me: fjalë, vepra, mendime, dëshira, ndjenja, pasiqë Jezusi gjithmonë
ka qenë i gatshëm t’u dhurojë të gjithëve dashurinë e vet. Ja lutja: O Zoti
im! Të dua me gjithë zemër e me gjithë shpirt mbi çdo gjë tjetër, sepse
Ti je e mira e pambarueme dhe i denjë për tërë dashurinë time. Fali të gjithë
ata që më kanë fyer, e i kërkoj falje të gjithë atyre që unë iu kamë bërë
keq. Amen!