2006-08-22 14:42:38

Udhëtimi i ardhshëm apostolik i Papës në vendlindje, në Bavari nga data 9 deri më 14 shtator.


(22.8.06 RV)Në udhëtimin e ardhshëm apostolik në vendlindje, në Bavari nga data 9 deri më 14 shtator, Papa do të vizitojë vendet dhe njerëzit pranë të cilëve është rritur, e që kanë lënë gjurmë dhe kanë formuar jetën e tij.
Në udhëtimin e ardhshëm apostolik në vendlindje, në Bavari nga data 9 deri më 14 shtator, Papa do të vizitojë Mynihun, Ratisbonën, Altëttingun, Frajburgun e Marktl am Inn, vendlindjen e tij. Me të vëllain, Georgun do të lutët mbi varrin e prindërve e atë të motrës. Ati i Shenjtë Benedikti XVI pra, kthehet për të dytën herë në Gjermani, pas udhëtimit vitin e kaluar në Këln, me rastin e Ditës Botërore të Rinisë, këtë herë në tokën që e lindi, me vizita e takime me një domëthënie të posaçme.
Kështu, udhëtimi i katërt ndërkombëtar i Papës do të zhvillohet në vendet e fëmijërisë së tij e këndej është një udhëtim me karaker personal, po që do të ofrojë shumë raste takimesh me besimtarë dhe më Kishën vendore. E të shumta do të jenë edhe fjalimet e homelitë që Ati i Shejtë do t’i shqitojë në Bavarinë e vet nga data 9 deri më 14 shtator. Papa shkon për ta takuar Kishën gjermane që aktualisht po ballafaqohet me disa dukuri e raste të jashtëzakonshme, sikur pati nënvizuar vet Papa në intervisten dhënë disa televizoneve gjermane e radio vatikanit, më 5 gushtin e kaluar. Ta dëgjojmë Papën: ( përgjigjia n.1)


„Ja, das auf jeden fall. Der grund des besuchs war eigentlich eben doch…“
„Sigurisht, shkaku i vizitës ishte pikërisht se unë doja të shikoja edhe një herë vendet, njerëzit pranë të cilëve u rrita, që kanë lënë gjurmë dhe kanë formuar jetën time. Dhe natyrisht edhe të shpreh një mesazh që shkon më tej sesa toka ime, në përputhje me ministerin tim. Temat m'i kanë dëftuar shumë lehtësisht ngjarjet liturgjike. Tema themelore është se ne duhet të rizbulojmë Zotin dhe jo një Zot dosido, por Zotin me fytyrë njerëzore, sepse kur shohim Jezu Krishtin shohim Zotin”.RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.