2006-08-22 18:22:49

Në Malajzi vazhdojnë presionet kundër Lina Joy-it, myslimane bërë e krishterë dhe njëkohësisht promovuese e një fushate për heqjen e zërit “islamik / islamike” nga letërnjoftimi.


(22.8.2006 RV)Në Malajzi vazhdon të krijojë probleme çështja e Lina Joy-it një grua malajziane që është bërë e krishterë në 1998 dhe promovuese e një beteje të parreshutr ligjore për heqjen e nga letërnjoftimi i fjalës “islam”. Ka disa ditë që në krejt vendin qarkullojnë komunikata që kërkojnë vdekjen e një avokati të njohur që merret me këtë çështje gjyqësore. Objekt i kërcënimve është bërë edhe Maik Sarwar, zëvendës kryetar i Shoqatës Kombëtare për të Drejtat e Njeriut, që ka ndjekur nga afër çështjen e Joy-it dhe që kohët e fundit ka kërkuar formimin e një komisioni kombëtar ndërfetar. Dje përmbajtja e komunikatave u dënua edhe nga kryetari i Kolegjit të Avokatëve Yeh Yang Poh, i cili përsëri se në sistemin gjyqësor kombëtar “çdo i pandehur ka të drejtë për t’u mbrojtur”. “ E denoncojmë si të turpshëm qarkullimin e komunikatave kërcënuese”, tha Yeo, i cili e përkufizoi këtë si një sulm nga institucioneve ligjore. Kërkesa për heqjen e përcaktimeve fetare nga dokumentet e identitetit, bërë nga Joy, është refuzuar nga dy procese gjyqësore dhe sot është në dorë të Gjykatës Federale nga e cila pritet edhe vendimi përfundimtar. Në fakt në Malajzi ekzistojnë dy sisteme gjyqësore, ai islamik dhe ai kushtetues që shpesh ndeshen me njëri-tjetrin. Rasti i Joy-it është një shembull i konflikteve ndërmjet dy sistemeve gjyqësore.







All the contents on this site are copyrighted ©.