2006-08-22 18:24:57

Nuk ka rrezik për “Shtëpinë e së Lumes Virgjirës Mari”. Shenjtërorja e krishterë në Hefest të Turqisë kërcënohej nga zjarri.


(22.8.06 RV) Është e paprekur dhe nuk rrezikon “Shtëpia e së Lumes Virgjërës Mari”, shenjtërorja e krishterë, që gjendet në Turqi, në qytetin e vjetër greko-romak të Hefestit. Sot paradite u shua zjarri që të shtunën e shkuar kishte përpirë pyjet afër malit Bulbul. Lajmi u dha nga agjencia turke “Anadolu”, e cila saktësoi se zjarrëfikësit luftuan deri sot në mëngjes me flakët, që përveç shtëpisë së Marisë kërcënonin edhe qytetin turistik të Kusadasit.
Sipas traditës së krishterë “Shtëpia e së Lumes Virgjërës Mari” qe banesa e fundit tokësore e nënës së Jezusit përpara se të ngjitej në Qiell me korp e me shpirt. Tradita lindi në 1818-ën nga një vizion që pati mistikja gjermane, Anne Catherine Emmerich. Në 1891 pastaj nga gërmimet arkeologjike u zbulua një shtëpi me të njëjtat karakteristika që gjendej në të njëjtin vend ku kishte thënë mistikja. Që atëherë me mijra shtegtarë vizitojnë çdo vit këtë shenjtërore, tek e cila patën shkuar edhe papët Pali VI në 1967 dhe Gjon Pali II në 1979.







All the contents on this site are copyrighted ©.