2006-08-22 14:43:16

Më 1 shtator Benedikti XVI do të shtegtojë pranë Shenjtërorës së „Fytyrës së Shenjtë“ në Manopello, Pescara.


(22.8.06 RV) Do të jetë një vizië e shkurtër e cila përkon me 500 vjetorin e shfaqjes në këtë lokalitet të Abrucos, të relikes në të cilën ruhet e mbi të cilën është e shtypur fytyra e Krishtit. Kjo relike e „Fytyrës së Shenjtë", që i jep edhe emrin Shenjtërores, është një vel i lehtë prej 17x24 cm, me figurën e një fytyre mashkullore me flokë të gjata e me mjekërr të ndarë pjesë pjesë. Nuk gjenden pigmente ngjyre në të: bëhët fjalë për një figurë „akeropita“, që dmth se nuk është e realizuar prej dorës njerëzore, as e pikturuar, as e qëndisur. Studimet e jezuitit gjerman atë Heinrich Pfeiffer S.J. kanë mundësuar përpilimin dhe ndërtimin e zanafillës e të historisë aq aventuriere sa edhe tërheqëse të kësaj relike. Ekzistojnë disa hipoteza, që përshkruajnë lëvizjet e relikes deri në dorëzimin e besimin e saj fretërve kapuçinë të kuvendit të Manoppellos.
Gjatë kësaj vizite Ati i Shenjtë në këtë Shenjtërore do të pritet nga regulltarët kapuçinë që janë rojëtarë të këtij tempulli të Zotit si dhe nga besimtarët e kryedioçezës së vendit të Chieti-Vastos.







All the contents on this site are copyrighted ©.