2006-08-21 20:22:35

Pse Kisha katolike këmbëngul aq shumë te morali duke ia kundërvë pikërisht moralin problemeve themelore të njerëzimit, si për shembull në Afrikë?!


(21.8.06 RV) Duke vijuar me paraqitjen e intervistës që Papa Racinger i dha disa televizioneve gjermane e radio vatikanit, më 5 gushtin e kaluar, sot do të njihemi me mendimin e Benediktit të XVI mbi problemet globale, më urgjente, si SIDA dhe mbipopullimi. Pse Kisha katolike këmbëngul aq shumë te morali duke ia kundërvë pikërisht moralin problemeve themelore të njerëzimit, si për në Afrikë?!
Po, kyBenedikti XVI: është edhe problemi: a me të vërtetë këmbëngulim shumë te morali? Unë do të thosha — për këtë jam bindur gjithmonë e më shumë edhe nga dialogu me Ipeshkvijt afrikanë — se çështja kryesore, nëse duam të bëjmë hapa përpara në këtë fushë, quhet edukim, formim. Progresi mund të jetë progres i vërtetë vetëm nëse i shërben qenies njerëzore dhe nëse kjo qenie njerëzore rritet; nëse nuk rritet vetëm fuqia e saj teknike, por edhe aftësitë e saja morale. Mendoj se problemi i vërtetë i situatës sonë historike është çekuilibri ndërmjet rritjes jashtëzakonisht të vrullshme të fuqisë sonë teknike dhe asaj të aftësisë sonë morale, që nuk është rritur në përpjestim të drejtë. Prandaj formimi i një qenie njerëzore është receta e vërtetë, çelësi i gjithçkaje, e do të thosha, kjo është edhe rruga jonë. Dhe ky formim ka — ta themi me dy fjalë — dy përmasa. Para së gjithash, natyrisht, duhet të mësojmë: të fitojmë dituri, aftësi, apo “know-how” siç i thonë. Në këtë drejtim Evropa dhe Amerika në dhjetëvjeçarët e fundit, kanë bërë shumë, dhe kjo është diçka e rëndësishme. Por nëqoftëse përhapet vetëm “khow-how”-ui nëse mësohet vetëm sesi ndërtohen dhe përdoren makinat, dhe si përdoren mjetet kundërkonceptive, atëherë nuk duhet të habitemi pastaj se gjendesh në mes të luftrave dhe epidemive të SIDA-ës. Ne kemi nevojë për dy përmasa: duhet në të njëjtën kohë formimi i zemrës – nëse mund të shprehem kështu – me të cilin qenia njerëzore përfton pikat orientuese dhe nxë kështu në të njëjtën kohë edhe si të përdorë në mënyrë të drejtë teknikën, që, edhe kjo duhet. Kjo është edhe ajo që përpiqemi të bëjmë. Në gjithë Afrikën edhe në shumë vende të Azisë kemi një rrjet të gjerë shkollash të çdo niveli, ku para së gjithash mund të mësosh, të fitosh dituri të vërteta, aftësi profesionale, dhe me anë të këtyre të arrish autonominë dhe lirinë. Por në këto shkolla ne kërkojmë pikërisht jo vetëm të përçojmë këtë “know-how”, por edhe të formojmë qenie njerëzore, që të duan të pajtohen, që të dinë se duhet të ndërtojmë dhe jo të shkatërrojmë, e që të kenë pikat e nevojshme të referimit për të bashkëjetuar. Në pjesën më të madhe të Afrikës marrëdhëniet ndërmjet myslimanëve dhe të krishterëve janë të shkëlqyeshme. Ipeshkivijt kanë formuar komitete të përbashkëta së bashku me myslimanët për të parë sesi mund të ndërtohet paqja në situata konfliktesh. Dhe ky rrjet shkollash, mësidhënieje dhe i formimit njerëzor, që është shumë i rëndësishëm, plotësohet nga një rrjet spitalesh dhe qendrash asistence që mbrrijnë në mënyrë kapilare deri në fshatrat më të humbura. Dhe në shumë vende, pas gjithë shkatrrimeve të luftrave, Kisha ka mbetur forca e fundit e paprekur — jo forcë por një gjendje reale! Një realitet ku mjekohesh, ku mjekohet edhe SIDA, dhe ku, nga ana tjetër ofrohet një edukim që ndihmon në vendosjen e marrëdhënieve të drejta me të tjerët. Prandaj mendoj se duhet qortuar shprehja sipas së cilës ne mbjellim vetëm “Jo” rreth e rrotull nesh. Pikërisht në Afrikë veprohet shumë që përmasat e ndryshme të formimit të mund të integrohen dhe që të bëhet e mundur kështu kapërcimi i dhunës dhe i epidemive, ndër të cilat duhet të llogarisim edhe malarjen e tuberkulozin.










All the contents on this site are copyrighted ©.