2006-08-18 19:13:33

Benedikti XVI priti në Castel Gandolfo kardinalin Roger Etchegaray, të dërguarin e Tij të posaçëm në Liban, ish-kryetar i Këshillit Papnor për Drejtësinë dhe Paqen dhe të Këshillit Papnor 'Cor Unum'.


(18.8.06 RV)Kujtojmë se Kardinali Etchegaray porsa u kthye nga një vizitë në Liban, ku ishte si i dërguar i posaçëm i Papës për t’i çuar atij populli të martirizuar “shprehjen e afërsisë së Tij shpirtërore dhe të solidaritetit të Tij konkret dhe për t’u lutur për ndjetin e madh të paqes”. Me 15 gushtin e kaluar, Kardinali Etchegaray kremtoi, së bashku me Patrikun e Antiokisë të Maronitëve, Nasrallah Sfeir, një meshë për paqen në Lindje të Mesme, në Shenjtëroren mariane libaneze të Harisës.







All the contents on this site are copyrighted ©.