2006-08-17 12:43:59

Festa e Zojës së Madhe në Shenjtëroren e Letnicës në Kosovë.


(17.8.06 RV) Devocioni, nderimi i Nënës së Zotit është vendimtar në bashkësinë e besëlidhjes së re, e nuk është një përshpirtëri vetëm emocional. Dashuria e popullit të krishterë ndaj Zojës së Bekuar themelohet në Shkrimet e Shenjta, në Bibël, në Traditën e krishterë, në Mësimet zyrtare të Kishës, në Magjisterin Kishtar. Lartësimi i Virgjërës Mari “në lavdinë qiellore” të Birit të saj Jezu Krishtit, është dogma e fundit e Kishës, sipas rendit kohor. Papa Piu XII më 1 nëntor të vitit 1950 e shpalli dogmë të ngjiturit të Marisë “me trup e shpirt në lavdinë qiellore”. Kjo pse Figura e Vigjërës Mari për besimtarët është tejët e rëndësishme si shkollë feje, shembull shërbimi e përkushtimi ndaj vullnetit të Hyjit Atë. E para prej të shëlbuarve, Maria i prijn aradhës së njerëzve që duan të marrin pjesë në Jetën dhe Lavdinë e Jezu Krishtit Zot.
Po ne po t’i kthehemi kremtimit të këtij solemniteti në Shenjtëroren e Letnicës në Viti të Karadakut të Kosovës e më hollësisht nga Prishtina na njofton Rabie Ibraj







All the contents on this site are copyrighted ©.