2006-08-17 12:33:54

E Lumja Nënë Tereze, flakë e dashurisë! "Shpresa" (16 gusht)


(16.8.06. RV)Vijojmë me rubriken tonë të përditshme radiofonike kushtuar të Lumës Nënë Terezës. Vijojmë me rileximin e uratëve, të këshillave e të fjalëve të Nënë Terezës, fjalë që na pasurojnë shpirtin e na përforcojnë në shtegtimin tonë të përditshëm. Për sot, dëgjues të nderuar, kemi shkëputur një meditim të shkurtër mbi ‘shpresen’ të mbështetur në Zotin, që nuk na zhgënjen kurrë.


“Duhet të varemi nga provania e Zotit,
të shpresojmë në provaninë e Tij.
Ai e di për çka kemi nevojë.
Ai i mban dhe kujdeset për zogjtë e qiellit,
Ai e mban dhe vesh me bukuri natyrën.
E, pra, s’jemi ne njerëzit më të dashurit e Tij?
Le të jetë jeta jona në duart e Zotit!
Le të shpresojmë në dashurinë e Tij ndaj nesh!
Le t’i bëhemi shpresë njëri-tjetërit!








All the contents on this site are copyrighted ©.