2006-08-17 12:44:14

E Lumja Nënë Tereze, flakë e dashurisë! :"O Zot, më mëso dashurinë!"(17 gusht)


O Zot,
më mëso të mos flas porsi bronzi kumbues, apo cimbali tingëllues,
por me dashuri.
Më jep aftësinë e të kuptuarit dhe më jep fenë që i lëkund bjeshkët,
por me dashuri.
Më mëso atë dashuri që është përherë duruese, përherë e butë,
askurrë ziliqare, as krenare, as vetjake, as keqmbajtëse;
një dashuri që e rys gëzimin në të vërtetën, e gatshme kurdorë për të
falur, për të besuar, për të shpresuar, për të duruar.
Më në fund, kur të gjitha sendet e tejkalueshme të shkapërderdhën,
E tëra do të jetë e qartë se mund të kem qenë e dobët, e pamjaftueshme
Por gjithnjë shkëndijë e dashurisë Sate të përkryer.







All the contents on this site are copyrighted ©.