2006-08-15 18:46:55

Historiku i festës të të Ngjiturit të Zojës së Bekuar në Qiell. Flet imzot Zef Gashi.


(15.8.06 RV)Mbi solemnitetin e festës së sotme, tani dëgjues të nderuar, ju propozojmë shkurtimisht historikun e kësaj feste liturgjike kushtuar të Ngjiturit të Virgjërës Mari në Qiell. Festa filloi të kremtohej nën papninë e Sergjit të I (687-701), i cili organzoi edhe procesionin e parë, që nisej nga Kisha e Shën Adrianit në Foro për të arritur në bazilikën e Shën Marisë së Madhe, ku nderohet ikona e lashtë e Shën Marisë, shpëtimit të popullit romak.
Kjo festë, tek Kishat Lindore quhet ‘ të Fjeturit e Virgjërës Mari’, të cilën Kisha bizantine e konsideron si “Pashkët e Nënës së Zotit”. Po ne po i japim fjalën kryeipeshkvit të Tivarit të Malit të Zi dhe Administratorit Apostolik të Kishës në Kosovë, imzot Zef Gashin për të mësuar se çfarë paraqet kjo festë për besimtarët katolikë? Kur është shpallur dogma e kësaj të vërtete mbi të ngjiturin e Marisë në qiell? Dhe arsyet që shtyjnë besimtarët të shtegtojnë ndër Shenjtëroret kushtuar Zojës së Bekuar, për të kërkuar ndërmjetësimin dhe ndihmën e saj amënore. Ta dëgjojmë imzot Zef Gashin………….








All the contents on this site are copyrighted ©.