2006-08-13 19:17:50

“Të besosh në Zotin është gjë e bukur: katolicizmi nuk është grumbullim ndalimesh por gëzimi i zbulimit të fytyrës njerëzore të Zotit në Jezu Krishtin”: kështu pohon Papa në një intervist dhënë tre TV gjermane e Radio Vatikanit më 5 gushtin e kaluar e transmetur në mbrëmjen e 13 gushtit.


(14.8.06 RV) Ja një pjesë nga Intervista e Papës Benedikti XVI dhënë Bayerischer Rundfunk (ARD), ZDF, Deutsche Welle dhe Radio Vatikanit në Castel Gandolfo më 5.8.2006:
 
Pyetje: Ati i Shenjtë, në shtator Ju do të vizitoni Gjermaninë, apo më
saktë, natyrisht Bavarinë. "Papa ka mall për atdheun e tij", kështu
lajmëruan bashkëpunëtorët tuaj gjatë përgatitjeve. Cilat tema do të prekni
gjatë vizitës suaj, dhe koncepti i Atdheut a bën pjesë te vlerat që ju doni
të propozoni në mënyrë të veçantë?

Benedikti XVI: Sigurisht, shkaku i vizitës ishte pikërisht se unë doja të
shikoja edhe një herë vendet, njerëzit pranë të cilëve u rrita, që kanë lënë
gjurmë dhe kanë formuar jetën time. Dhe natyrisht edhe të shpreh një mesazh
që shkon më tej sesa toka ime, në përputhje me ministerin tim. Temat m'i
kanë dëftuar shumë lehtësisht ngjarjet liturgjike. Tema themelore është se
ne duhet të rizbulojmë Zotin dhe jo një Zot dosido, por Zotin me fytyrë
njerëzore, sepse kur shohim Jezu Krishtin shohim Zotin. Dhe duke u nisur nga
kjo, duhet të gjejmë rrugët për t'u takuar te familja, ndërmjet breznive e
pastaj edhe ndërmjet kulturave dhe popujve, dhe rrugët për pajtimin dhe
bashkëjetesën paqësore në këtë botë, dhe rrugët që të çojnë drejt së
ardhmes. Dhe këto rrugë drejt së ardhmes nuk i gjejmë nëse nuk marrim dritë
nga lart. Nuk kam zgjedhur pra, tema shumë të veçanta, por për t'i rënë
shkurt është liturgjia ajo që më udhëheq për të shprehur mesazhin themelor
të besimit, që natyrisht ndërthuret me aktualitetin, në të cilën para së
gjithash duam të kërkojmë bashkëpunimin e popujve dhe rrugët e mundshme
drejt pajtimit dhe paqes.







All the contents on this site are copyrighted ©.