2006-08-12 15:22:38

Shenjtërorët e Javës së ardhshme sipas kalendarit kishtar 13-19 gusht


(13.8.06 RV)Sipas kalendarit liturgjik, Kisha katolike sot më 13 gusht, kremtoi të dielën e 19-të gjatë vitit kishtar e njëkohësisht përkujtoi shën Poncianin, papë dhe shën Ipolitin, martir.


Cdo herë që marrim pjesë në Meshën Shenjte, plotësohen fjalët e Jezusit: “Unë jam buka e gjallë që zbriti prej qiellit. Buka e gjallë është korpi im për jetën e botës”. Zoti, pra, e pajis njeriun me gjithçka që i duhet gjatë udhës së tij tokësore, gjithçka që i duhet për të kaluar nga kjo botë për tek Ati Qiellor. E udha e domosodoshme që e lidhë njerëzoren me hyjnoren, tokësore me qielloren është Jezu Krishti.


Nesër, më 14 gusht, kalendari Kishtar përkujton shën Maksimilianin Kolbe, martir.

Shpirti Shenjtë Zot është autor i lirisë, që të jetë forcë e guxim, për të gjallëruar shpresën deri sa të mos bëhët dashuri, që na jep fuqinë për ta dhuruar jetën tonë për shpëtimin e jetës të të afërmit tonë. Këtë ka dëshmuar shën Maksimiliani Kolbe me martirizimin e vet.


Të martën e ardhshme më 15 gusht, bie festa e të Ngjiturit të Zojës së Bekuar në Qiell, festa e Zojës së Madhe, siç njihet e quhet nga populli shqiptar.


Me gjithë injorimin, si dhe kur ka ndodhur vdekja e Marisë Virgjër, shumë herët Kisha e ka përkujtuar dhe kremtuar fjetjen e saj, që është festa kryesore e Zojës së Bekuar. Gjithçka ne admirojmë në Marinë Virgjër është fryt i fesë së saj dhe i veprës së Shpirtit Shenjtë Zot, që përmes pranimin e adezionit të plotë të Marisë në veprën hyjnore të shëptimit, ka sjell fryte shëlbimi për mbarë gjinin njerëzore.
 
Të mërkurën më 16 gusht, kalendri kishtar shënon përkujtimin e shën Rrokut, shtegtar e shën Shtjefnit, mbretit të Hunagrisë


Duke shpallur mbretërinë e Zotit, Jezusi na ka sjellur faljen e Hyjit Atë dhe na ka thirrur e vazhdon të na thërras në faljen e anasjelltë mes njëri tjetërit. Ashtu sikur Zoti na falë, edhe ne duhet ti falim të tjerët.


Të enjten e ardhshme më 17 gusht, kalendari kishtar shënon përkujtimin e shën Klarës së Kryqit, e shën Gjonit Delanoue.


Leximet liturgjike të meshës së kësaj dite, pohojnë se Zoti në Jezu Krishtin na falë drejtëpërsëdrejti e menjëherë dhe me një begati të jashtëzakonshme hiri e mëshire. Falas marrim prej Zotit, falas duhet t’u dhurojmë nevojtarëve.


Të premtën më 18 gusht, sipas kalendarit kishtar,përkujtohen shën Agapiti, papë, shën Helena, perandoresh dhe martirët e Ulpianës së Dardanisë, jo larg Prishtinës, shën Flori e Lauri, martirë.


Kur flitet për thirrje të shenjta, menjëherë mendja na shkon te meshtarët e rregulltarët, e pra edhe në kurorën e martesës, edhe në familje e në punën e përditshme, është Zoti ai që na zgjedhë, Zoti na thërret e na bashkon. Këte e dëshmon edhe shembulli i martirëve dardanë të Ulpianës, jeta dhe vdekja shembullore e shën Florit e Laurit që dhuruan jetën duke i shërbyer të afërmit, e duke dëshmuar Ungjillin e Krishtit me vepra të mira e të drejta.
Shembulli i tyre na mëson se, dashuria nuk ka nevojë të programohet por vetëm të mishërohet në jetën e përditshme.





Të shtunën e ardhshme më 19 gusht, kalendari kishtar përkujton shën Gjonin Eudes, meshtar e shën Sikstin e III, papë e martir.


Për të jetuar bashkimin nuk duhen fjalë, por mjafton të kesh diçka për të zbatuar e jetuar sëbashku, të njëjtën shpresë në të cilën të marrësh pjesë e të njëjtat bindje që na bëjnë të jemi një mendjeje e një zemre.








All the contents on this site are copyrighted ©.