E Lumja Nënë Tereze, flakë e dashurisë !:Zoti përçon dashurinë e vet Hyjnore në
tokë përmes bashkëpunimit tonë njerëzor ( 13 gusht)
(13.8.06)Vijojmë me rubriken tonë të përditshme radiofonike kushtuar të Lumës
Nënë Terezës. Për sot kemi shkëputur nga fragment nga një përsijatje e Nënë Terezës,
ku nënvizohet nevoja e bashkëpunimit të njeriut me planin shpëtimprues të Zotit. “Zoti
përçon dashurinë e vet Hyjnore në tokë përmes bashkëpunimit tonë njerëzor ” – thotë
e Nënë Tereza. Po ta dëgjojmë porosinë e saj.....
“Vetëm Zoti mund të
dhuroi fenë; Po ti, mund të japësh dëshminë tënde. Vetëm Zoti mund të japë shpresë; Po
ti, mund të ngjallësh besim në vëllezërit e tu. Vetëm Zoti mund të japë dashuri; Po
ti, mund ta mësosh tjetërin të dojë. Vetëm Zoti mund të japë paqe; Po ti, mund
të mbjellësh bashkim e harmoni. Vetëm Zoti mund të japë fuqi; Po ti, mund të
japësh mbështetje shpresëhumburve. Vetëm Zoti është rrugë e vërtetë; Po ti,
mund t’ia tregosh këtë rrugë të tjerëve. Vetëm Zoti është dritë; Po ti, mund
të bësh të shndrisë drita në sytë e të gjithëve. Vetëm Zoti mund të bëjë gjithçka
duket e pamundur; Po ti, ti mund të bësh çka është mundur. Vetëm Zoti s’ka nevojë
për askënd e asgjë; Po Atij i pëlqen të mbështetët në ty”! ( Nënë Tereza Gonxhe
Bojaxhiu).