Nga Toka e Shenjtë deri në Afrikë, nga terrorizmi deri tek varfëria e uria, vëmendja
e Papës Benediktit ndaj emergjencave humanitare të planetit.
(13.8.06 RV)Ja një pasyrë të shkurtër javore të aktivitetit të Papës dhe
Selisë së Shenjtë: Nga Toka e Shenjtë deri në Afrikë, nga terrorizmi deri
tek varfëria e uria, vëmendja e Papës Benediktit ndaj emergjencave humanitare të planetit
është permanente dhe thirrjet e tija të parreshtuar drejtuar bashkësisë ndërkombëtare
për një angazhim më konkret e më vendimtar mbështetur mbi të vërtetën e drejtësinë,
për të ndalur e asgjësuar të keqën, dhunën, luftën e mjerimin, që kaq rëndë po e mundojnë
njerëzimin. Ati i Shenjtë Racinger i bën tirrje ndërgjegjjeve të njerëzve të të
gjitha institucioneve që të ndërmarrit të gjitha masat për ti bindur palët në luftën
e Libanit, që të heqin dorë prej armëve dhe përmes dialogut të arrihet armëpushimi
i menjëhershëm e zgjidhja e drejtë dhe e qendrueshme e krizës që ka përfshirë Libanin
dhe Lindjen e Mesme. Të premtën e kaluar Papa Benedikti XVI emëroi
kardinalin Roger Etchegaray, të Dërguarin e tij të Posaçëm në Liban, për t’i sjell
popullsisë të sfilitur nga lufta, afërsinë shpirtërore e solidaritetin konkret të
Papës. Pra, Ati i Shenjtë Racinger, vazhdon ti përcjell “parreshtur zhvillimet
e ngjarjeve tragjike të Lindjes së Mesme” dhe kërkon nga besimtarët e krishterë të
vijojnë ti lutën Zotit për dhuratën e madhe kaq të nevojshme, të paqes”. Salla
e Shtypit të Selisë së Shenjtë, në një deklaratë lidhur më misionin e të Dërguarit
të Posaçëm të Papës në Liban, pohon se kjo vizitë, “është e natyrës fetare e parashikon,
nëse do të jetë e mundur, edhe kremtimin e Meshës së Shenjtë”, të udhëhequr nga kardinali
Etchegaray në “Shenjtëroren e Zojës së Bekuar të Libanit në Harissa”, më 15 gusht
në solemnitetin e ardhshëm të Zojës së Madhe, të të Ngjiturit të Marisë në Qiell,
me pjesëmarrjen e kardinalit Pierre Nasrallah Sfeir. Patrikut të Antiohisë së Maronitëve. Për
të njëjtim qëllim – shton deklarata e Sallës së Shtypit të Vatikanit – në atë ditë.
Më 15 gusht do të bëhën lutje në Bazilikën e Lajmërimit në Nazaret, gjatë kremitmit
të Eukaristisë e cila do të bashkëkremtohet nga Përfaqësuesi Papnor në Izrael e Palestinë,
imzot Antonio Franco, nga imzot Michel Sabbah, Patriku i Jerusalemit të Latinëve e
të Ipeshkëvisë së katolikëve në Tokën e Shenjtë.
Të mërkurën e kaluar
gjatë audiencës së përgjihshme në Vatikan, Papa Benedikti XVI edhe një herë kërkoi
paqen për Lindjen e Mesme.“Armët të zëvendësohen me vullnetin e mirë, të krijohet
besimi e të zbatohet respektimi i marrëveshjeve”, tha Papa pas katekizmit të audiencës
së përgjithshem të mërkurën e kaluar në Vatikan dhe shtoi : “ Jo më njëri kundër tjetrit”,
por mbi bazën e arsyes, të vullnetit të mirë, të respektit reciprok e të besimit,
të punohet për zgjidhjen e “drejtë e të qëndrueshme” të konfliktit libanez. Gjithnjë
duke iu referuar konfliktit tragjik në zhvillim, Ati i Shenjtë Racinger propozoj edhe
një herë fjalët e Papës Palit VI që në tetor të vitit 1965 i pati drejtuar OKB-së:
“Jo më njëri kundër tjetrit, jo më, kurrë!.... Nëse doni të jeni vëllezër, lëshoni
armët prej duarve tuaja”. Të gjithëve u përsëris thirrjen time të intensifikohet lutja
për të fituar dhuratën e dëshiruar të paqes”.
Pra, dëgjues të nderuar,
Ati i Shenjtë Racinger i bën thirrje vullnetit të mirë, besimit, respektit. Vlera
njerëzore këto që përfundojnë e shkrihen në thellësinë e një vlere më të madhe, që
e bën krishterimin fe unike (unicum): e kjo është ‘dashuria’ leximi 1 Gjn 4,16), sikur
pohon Shën Gjoni Apostull, se ‘Zoti është dashuri’!. Pikërisht figura e këtij apsotulli
ishte në qendër të katekizmit të audiencës së përgjithshme, që Papa po i kushton
marrëdhënieve ndërmjet Apostujve e Kishës, “Zoti është dashuri”. Eshtë fjala -
shpjegoi Benedikti XVI – për një argument “karakteristik” jo vetëm në Ungjillin dhe
Letrat e Gjonit, por për një “dhënë të veçantë” që karakterizon tërë fesë kristiane,
e cila pikërisht për këte edhe dallohet prej feve tjera, në të cilat “ është shumë
vështirë të gjesh tekste të kësaj natyre” në të cilat përcaktohet Zoti si Dashuri.
Gjoni, vrejti Papa, nuk e trajton dashurinë e Zotit në mënyrë “abstrakte”, por “konkrete”,
të “verifikueshme” nga çdo person, duke dalluar “tri momente” që e karakterizojnë:
Dashuria, thelbi i vetë Zotit, hyrja e kësaj Dashurie në historinë njerëzore përmes
Jezusit dhe “përgjigja e dashurisë” që njeriu është i thirrur të japë këtij Urdhëri
të ri. “Të kemi mirë para sysh se: nuk pohohet thjesht se “Zoti dashuron” e aq
më pak se “dashuria është Zot”! Me fjalë tjera: Gjoni nuk përkufizohet në përshkrimin
e veprimit hyjnor, por vijon e shkon deri në rrënjtë e saj. Mëtutje, nuk ka ndër mend
t’i jap një cilësi hyjnore një dashurie të përgjithshme e, jo konkrete; nuk lartohet
nga dashuria tek Zoti, por i kthehet drejtëpërsëdrejti Zotit për të përcaktuar natyrën
e tij me përmasen e pakufijshme të dashurisë. Gjithçka Zoti bën, e bën për dashuri
e me dashuri. Edhe pse jo gjithmonë mund ta kuptojmë se është dashuri, në realitet
është dashuri e vërtetë”, tha Papa.
E natën ndërmjet të premtës e të shtunës
së kaluar, është arritur marrëveshja e OKB-së mbi një rezolutë që do t’i jepë fund
“sa më shpjet të jetë e mundur” konfliktit në Liban. Sipas marrëveshjes së miratuar
në Nju Jork nga Këshilli i Sigurimit të OKB, pas më tepër se një muaji të konfliktit
në Vendin e cerdave, pesëmëdhjetë mijë ushtarë helmetëkaltër të OKB do të shkojnë
në jug të Libanin për të favorizuar e mbështetur kontrollin e ushtrisë së Bejrutit
mbi zonat e Hezbollahëve, “në përkim me tërheqjen izraeliane” e ndaljen luftimeve.
Të premtën e kaluar, Papa Benedikti XVI i kërkoi presidentit
të Indonezisë faljen për tre të krishterë të dënuar me vdekje në këtë Vend. Ekzekutimi
i të cilëve ishte caktuar për ditën e djeshme. Ndërkohë, gjithnjë të premtën e kaluar,
kreu i policisë kombëtare të Indonezisë njoftoi për shtyrjen, së paku prej gjashtë
ditësh, të ekzekutimit të dënimit më vdekje të tre të krishterëve. Në një telegram
nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Sodano, Benedikti XVI i
bëri thirrje presidentit, Yudhoyono “për motive humanitare e në dritën e posaçme të
rastit në fjalë”, të nënshkruaj aktin e faljës e të ndalë ekzekutimin më vdekje