2006-08-11 18:59:07

Integrimi i të huajve dhe dhënia e shtetësisë emigrantëve. Intervistë me Magdi Allam.


Rreziku i atentateve të reja në SHBA-ës, i shtyu autoritetet amerikane të blindojnë aeroportet, dhe në disa raste të dërgojnë edhe trupat e Gardës Kombëtare për ruajtjen e tyre. Ashtu si në vitin 2005 edhe këtë herë terroristët ishin shtetas britanikë të besimit mysliman, një e dhënë kjo që rindez debatin për integrimin dhe të drejtën e shtetësisë për emigrantët. Mbi këtë çështje në mikrofonin e Radio Vatikanit flet Magdi Allam, zëvendësdrejtor i gazetës “Il Corriere della Sera”:


Përgjigje: Reflektimi i parë është se shtetësia nëse nuk është e shoqëruar edhe nga bashkëndarja e një sërë vlerash që përbëjnë identitetin kombëtar, reduktohet vetëm në një copë letër dhe në një refuzim për bashkëjetesë civile. Gjithashtu fitojnë ligjishmëri ato geto etnike, në bazë besimi dhe identiteti, që herët a vonë përcaktojnë edhe një konflikt e që bëhen terrene të lehta kulture edhe për terrorizmin.


Pyetje: Duket se xhihadizmi, terrorizmi islamik, ka ende aftësitë të mëdha për të goditur. Pra duket se ka edhe burime dhe kapacitete logjistike?

Përgjigje: Forca e xhihadizmi nuk qëndron edhe aq te burimet financiare, sa në aftësitë e tij për t’u hedhur trutë e gomarit njerzëve që i shndërron në “robotë të vdekjes”. Është një proces që ndodh në disa xhami, që janë të përhapura mirë dhe të rrënjosura në Britani të Madhe, por të pranishme edhe në Itali. Ky është realiteti i ajsbergut, që pastaj prodhon edhe terrorizmin vetëvrasës. Terroristët janë pra vetëm maja e ajsbergut. Ky predikim i dhunës, ky ekzaltim i “luftës së shenjtë”, apologjia e terrorizmit islamik janë limfa jetësore. Ky është kalimi i parë që pastaj arrin kulmin në zbatimin e atentateve terroriste në vështrimin e plotë të fjalës.







All the contents on this site are copyrighted ©.