2006-08-10 18:09:42

Shqiperia mbyll zyrtarisht kerkimet e viktimave te helikopterit qe ra ne Adriatik me 16 korrik.


(10.8.06 RV) Shteti shqiptar mbylli zyrtarisht kërkimet për gjetjen e trupave të 6 viktimave të helikopterit Bell 222 me të cilin po transportohej politikani Gramoz Pashko nga Tirana në Bari. Aksidenti ndodhi në detin Adriatik me 16 korrikun e shkuar, në largësinë 45 milje nga bregdeti shqiptar.
Pas afro një muaji kërkimesh, grupi i ekspertëve arriti në përfundimin se helikopteri ka shpërthyer në ajër, gjë që e bën të pamundur gjetjen e trupave të viktimave. Funeralet shtetërore do të zhvillohen të shtunën e ardhshme, në Pallatin e Brigadave në Tiranë. Por ndërkaq operacioni për nxjerrjen e pjesëve të helikopterit vazhdon.


Një numër tërmetesh të tjera nga katër deri në pesë shkallë të Rihterit kanë goditur sërish jugun e Shqipërisë. Nuk ka asnjë viktimë apo të lënduar, përveç disa shtëpive të dëmtuara në fshatin Bilur të Himarës, kanë njoftuar mediat shqiptare në Tiranë.







All the contents on this site are copyrighted ©.