2006-08-10 19:41:39

Ja argumentet kryesore të 10 gushtit.


Thirrjet e Papëve për paqen në botë nga Benedikti XV deri më sot. Të nesërmen e thirrjes së re të Papës Racinger për mbarimin e konfliktit në Lindje të Mesme, po i përshkojmë së bashkut angazhimet e Papëve për paqen, nga Benedikti XVI deri sot, në një shekull të shënuar nga luftërat.
 
Lufta në Liban vazhdon dhe vullneti për paqe nuk mbizotëron. Këshilli i Sigurimit i OKB-së është ende larg marrëveshjes për rezolutën e ndaljes së luftimeve. Situata nga dita në ditë bëhet më e vështirë sidomos për ndihmat për popullsinë civile.

Gjendje alarmi në Britani të Madhe sot pas asgjësimit të një vargu atentatesh terroriste organizuar në linjat ajrore që lidhin këtë vend me SHBA-ës nga Scotland Yard-it dhe shërbimet sekrete angleze. Policia britanike ka arrestuar 21 persona.

Në Irak dhuna nuk ka të ndalur: Sot një kamikaze ka goditur përsëri njerëzit e mbledhur në treg. Së paku 30 persona kanë vdekur dhe mëse 50 janë plagosur afër xhamisë së Imam Aliut në Nazhaf. Vetëm në muajin e korrikut në morgun e Bagdadit u transportuan mbi 1800 kufoma.

Më shumë se pesëmijë vetë po demonstrojnë në Indonezi për rishikimin e procesit gjyqësor që dënoi me vdekje tre katolikë, mbajtur si shkaktarë për vrasjet e 200 myslimanëve në 2001 në Poso, një nga ishujt suvalezë.

Shteti shqiptar mbylli zyrtarisht kërkimet për gjetjen e trupave të 6 viktimave të helikopterit që me 16 korrik ra në detin Adriatik.

Duke shfletuar kalendarin liturgjik të 10 gushtit Kisha Katolike kremtoi Shën Lorencin, diakon e martir të Romës.

E Lumja Nënë Tereze, flakë e dashurisë. Vijojmë me meditimin e lutjeve të Gonxhe Bojaxhiut







All the contents on this site are copyrighted ©.