2006-08-08 16:36:46

U varros sot në Utreht, në Hollandë kardinali Johannes Willebrands, promovues i madh i bashkimit të të krishterëve dhe të dialogut me hebrejtë.


(8.8.06 RV)Salikimet i kryesoi kardinali Walter Kasper.“Një njeri që deshi të mishërojë figurën e Bariut të Mirë, që deshi të kujdesej veçanërisht për njerëzit që ia kishte besuar Zoti. Ky qe kardinali Johannes Willebrands.” Me këto fjalë e përshkroi figurën e prelatit të ndjerë, që ndërroi jetë me 2 gushtin e shkuar, kardinali Walter Kasper, kryetar i Këshillit Papnor për promovimin e Bashkimit ndërmjet të Krishterëve, i cili edhe kremtoi salikimet. Në homelinë e vet kardinali Kasper kujtoi edhe angazhimin e madh të kardinalit Willebrands për promovimin e një marrdhënie respekti të ndërsjelltë ndërmjet të krishterëve të bashkësive të ndryshme. “Dëshmia e tij, – tha në mbyllje kardinali Kasper – ishte një dëshmi jo fjalësh të mëdha, por e rrënjosur tek urata e përditshme dhe në përshpirtërin e përvuajtur që kishte e, posaçërisht ndaj Nënës së Zotit.







All the contents on this site are copyrighted ©.