2006-08-08 16:25:28

Shugurimi i Kishës së re të Shën Markut në Shtoj të Malit të Zi.


(8.8.06. RV)RealAudioMP3 Të shtunën e kaluar më 5 gusht, kryeipeshkëvia e Tivarit të Malit të Zi ishte në festë për gëzimin e shugurimit të Kishës së re të Shën Markut në Shtoj.
Meshën solemne të shugurimit e bashkëkremtuan kryeipeshkvi i vendit imzot Zef Gashi dhe kryeipeshkvi i Tiranës imzot Rrok Mirdita. Morën pjesë Nunci Apostolik izmot Sbarbaro dhe ipeshkëvijtë tjerë si imzot Dodë Gjergji, meshtarë e rregulltare dhe një numër jetet i madh dhe i emocionuar besimtarësh të vendit dhe të diasporës shqiptare në Amerikë, ardhur për këtë rast të bukur e të rëndësishëm. Po më hollësisht nga Tivari na njofton moter Olga Dulaj







All the contents on this site are copyrighted ©.