Më 8 gusht, Kisha përkujton Shën Domenikun (Dedën) e Guzmanit, rregulltar, themelues
i Domenikanëve.
“Prediktar i shquar”
i së Vërtetës së Zotit. Shën Domeniku qe predikues i flaktë i Jezu Krishtit Shën
Domeniku apo Deda i Guzmanit, lindi prej Feliçe Guzmanit e Gjovana De Aza në vitin
1170 në Kaleruega, një fshat malor i Kastiljes së Vjetër (Spanjë). Që në fëmijëri
u dallua për dashuri, bujari e përvujtëri shpirtërore. I bindur se kleri duhej
t’i kthehej stilit të një jete rigoroze, të ashpër siç ishte në themelin e herezive
të Albigjezëve dhe të Valdezëve, në Toloza themeloi Urdhërin e Fretërve Predikatarë
që lindi sipas Rregullores agostiniane, po që në thelb u bë diçka krejtësisht e re.
Urdhër i ri Rregulltarë i Shën Domenikut bazohej e bazohet edhe sot e kësaj dite
mbi primatin e lutjes, detyrën e studimit dhe pjesëmarrjen në procesin e modernitetit
kishtar që aso kohe kërkohej nga të gjitha anët. Urdhëi i Domenikanëve u dallua për
predikimet shëtitëse, të lëvizëshëme, mbështetur në lëmoshë e në një seri rregulloresh
të llojit murgtar e të studimit të thelluar. Kushtetutat e Urdhërit të Fretërve Predikatarë
shquhen për qartësinë e mendimit, shpirtin pozitiv e të drejtëpeshuar si dhe prakticitetin
çka pasqyrohet në Urdhërin e Domenikanëve, njëri ndër më të rëndësishmit që ka Kisha.
I këpur nga puna apostolike dhe pendesat e mëdha e të gjata, më 6 gusht të vitit
1221, Shën Domeniku vdiq i rrethuar nga fretërit e vet në kuvendin e Bolonjës, në
çelën që nuk ishte e tija, sepse ai, Themelues, nuk kishte çelë. Papa Gregori IX,
i lidhur me një miqësi të madhe më Domenikun, e kanonizoj më 3 korrik të vitit 1234. Kujtojmë
se Etërit Domenikanë kanë qenë në Shqipëri qysh në kohën e Gjergj Kastriotit Skenderbeut,
me të cilin kanë bashkëpunuar nga afër deri me largimin e tyre me pushtimin osman
dhe kthimin në Shqipëri pas rënies së regjimit komunist, në Durrës,