Mesazhi i Papës drejtuar takimit ndërkombëtar të Veprimit Katolikë në Ugandë: lejoni
të pushtoheni nga dashuria e Zotit.
(7.8.06 RV)Të besosh domethënë t’i përkasësh Krishtit Zot, të pushtohesh nga
dashuria e tij, të impenjohesh të jesh, me Të dhe për Të, dritë e krip e tokës, tharmë
i shoqërisë”: kështu shkruan mes tjerash në mesazhin e tij,nënshkruar nga sekretari
i Shtetit, kardinali Angelo Sodano, Papa Benedikti XVI drejtuar pjesëmarrësve të Takimit
të III kontinental afrikan të Forumit Ndërkombëtar të Veprimit Katolikë, që po zhvillohet
në Lugaci, në Ugandë deri më 9 gusht. Tema e këtij takimi është: “ E ardhmja e Krishterimit
në Afrikë e në botë” dhe mbahet në kuadrin e përgatitjeve për Asamblenë e II Speciale
për Afrikën e Sinodit të Ipeshkvinjve. Në mesazhin e tij, Benedikti XVI i fton
pjesëmarrësit e këtij Takimi t’i kujtojnë figurat e Shenjtorëve, Martirët ugandezë
të Namugongos, për “ të ripohuar përcaktimin për të ecur gjurmëve të atyre laikëve
të krishterë – të rinjë e të bindur – që kanë dëshmuar fenë e tyre me derdhjen e gjakut
për Ungjill”. Takimi i III Kontinental Afrikan do të mbyllet me kremtimin e Meshë
së Shenjtë pranë Shenjtërores së Namugongos, ku gjeten vdekjen kah mbarimi i 1800
Karl Lwanga dhe shokët e tij. “Për këta – shpjegon Papa – Jezu Krishti nuk ka qenë
simbol i një vlere të dosido e abstrakte, por simbol i një Personi të gjallë e konret,
një Personi absolutisht të jashtëzakonshëm, për të cilin çdo i pagëzuar mund të thotë
me fjalët e Shën Palit Apostull: ‘Më ka dashur dhe ka flijuar vetveten për mua”. Në
vijim të mesazhit, Ati i Shenjtë Racinger ndalet tek “kontributi specifik që “ laikët
e krishterë mund të japin në ndërtimin e qytetërimit të dashuirsë” dhe përkujton programin
e trefisht të treguar gjatë vizitës së tij apostolike në Ugandë në vitin 1969, nga
Papa Pali VI. Pikërisht në Shenjtëroren e Namugongos, Papa Montini i pati thirrur
besimtarët ta duan Jezu Krishtin, t’i jenë besnik Kishës e të jenë të fortë e guximtarë,
në kultivimin e vlerave shpirtërore e njerëzore. Së fundi, Papa Bendikti XVI fton
të “dëshmohet bukuria e fesë së flaktë, që shndërron jetën e përditshme dhe propozohet
si mënyrë tërheqëse për ata që pyesin e kërkojnë arsyet e shpresës që janë në ne,
besimtarët”. Mesazhin e tij, Papa e mbylli me bekimin e veçantë apostolik për të gjithë
pjesëmarrësit e këtij takimi. in imzot FraPo cilat janë sfidat për të ardhmen
e Krishtenimin në kontinentin afrikan? Të dëgjojmë ipeshkvncesco Lambiasin, asisten
kishtar i Forumit Ndërkombëtar të Veprimit Katolike: “Më duket se sfida e parë
është ai i dialogut ndërfetar, sepse Afrika konstanton rritjen e Krishtërimit e të
Katolicizmit, në mënyrë të posaçme, por konstaton edhe lulëzimin e sekteve të ndryshme
fetare si dhe rritjen e Islamit. Kështu mendoj se është i nevojshëm sqarimi i kushteve
të dialogut, që janë ato të cilat Papa Gjoni III-të pati nënvizuar e janë këto: sinqeriteti,
ndershmëria, qartësia, respekti reciprok. Pastaj mendoi se të krishterëve e katolikëve
u kërkohet besnikëria ndaj Ungjillit e gatishmëria për dialogun mes vet për të pa
se cilat janë mund të jenë pikat e kontaktit me Islamizmin. Natyrisht Islamizmi nuk
duhet përzierë me terrorizmin, me palët ekstremiste e fundamentaliste”.