2006-08-08 13:06:57

Ipeshkëvijtë e Kubës i kërkojnë të gjitha bashkësive kishtare të lusin Zotin ta shoqërojë presidentin Fidel Kastro në sëmundjen e tij e ti ndriçojë ata që kanë marrë përkohësisht përgjegjësinë e qeverisjes.


(7.8.06 RV)Ky është një fragment nga dokumenti, të cilin dje e lexoi kardinali Jaime Ortega para kremtimit të Meshës në katedraljen e Havanës. Në vijim të deklaratës, kardinali u shpreh kështu:“Virgjëres së Dashurisë së Kobres, pajtores së Kubës, i besojmë gjithëçka në këto çaste të historisë së atdheut tonë na shqetëson, me dëshirën dhe bindjen e thellë të paqes e të bashkëjetesës vëllazërve ndërmjet të gjithë kubanëve, në mënyrë që të mos trazohen nga kurrfarë situate e jashtme apo e brendshme”.
Në mbarim të Meshës, duke folur me Radio Vatikanin kardinali kuban Ortega tha se Kisha nuk merrë qendrime politike, por mbetët vigjilente, si kurdoherë në çdo periudhë e kalim të jetës së Kubës. Kardinali shtoi se besimtarët duhet të mbështetën në Zotin, i cili prej së larti i udhëheq dhe drejton zhvillimet e historisë.
Ndërkohë autoritetët e Havanës kanë përgënjeshtruar lajmet publikuar nga shtypi brazilian, sipas të cilave kubanët paskanë informuar presidentin Lula se Kastro ka tumor dhe gjendja e tij shëndetësore është shumë më e rendë se sa është njoftuar. Nënkryetari Lage tha se, pas ndërhyrjes kirurgjikale, kushtet shëndetësore të liderit kuban janë përmirësuar: është ngritur nga krevati e ushëqehet vetvetiu.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.