2006-08-07 19:20:14

Ja argumentet kryesore të 7 gushtit


(7.8.2006 RV)RealAudioMP3 Dje në Lutjen e Engjëllit të Tenzot thirrja e Benediktit XVI për ndaljen e armëve e për paqen në Lindje të Mesme.

Edhe sot, në ditën e 27-të të luftës izraeliane, bombardimet vijojnë në Liban duke goditur shtëpi, ura e rrugë. Sipas të dhënave të policisë, sulmet kanë provokuar vdekjen e mëse 1000 personave, plagosjen e 3.500 vetëve e gati një milionë persona të pastrehë.

Presidenti i SHBA George Bush nxit miratimin sa më të shpejt të jetë e mundur të një rezolute të Kombeve të Bashkuara për t’i dhënë fund krizës ndërmjet Izraelit e Libanit.

Mesazhi i Papës takimit ndërkombëtar të Veprimit Katolik në Ugandë: lejoni të pushtoheni nga dashuria e Zotit.

Ipeshkëvijtë e Kubës kërkojnë prej bashkësive kishtare të lusin Zotin ta shoqërojë presidentin Fidel Kastro në sëmundjen e tij.
Në Vjenë u mbajten bisedimet ndërmjet Prishtinës e Beogradit për decentralizimin ndërkohë që për nesër është paraparë të zhvillohen bisedimet për të drejtat e pakicave.


Në Irak dhuna nuk ndalet. Sot 26 persona, kryesisht policë e ushtarë irakianë, janë vrarë gjatë sulmeve me armë e shpërthimit të bombave në zona të ndryshme të Vendit.


“E Lumja Nënë Tereze, flakë e dashurisë”: ‘Lutja ime për secilin prej jush’ është fragmenti i rubrikes së sotme kushtuar të Lumës Nënë Terezës në gusht, muajin e lindjes, e në shtator, muajin e kalimit të saj në amshim.







All the contents on this site are copyrighted ©.