2006-08-06 18:11:56

“Lufta nuk zgjidh asgjë, ajo është zgjidhja më e keqe për të gjithë, edhe për fitimtarët.” Kështu tha Papa Racinger dje në Castel Gandolfo, në një intervistë dhënë Radio Vatikanit


(6.8.06.RV)dhe disa televizioneve gjermane, në kuadrin e vizitës së tij apostolike që do ta bëj në Bavari në gjysmën e shtatorit. Intervista i kushtohet temave të ndryshme e do të transmetohet me 13 gushtin e ardhshëm.
Benedikti XVI edhe një herë i bën thirrje botës, së cilës i përsërit me forcë se lufta është zgjidhja më e keqe për të gjithë. “Selia e Shenjtë, thotë Papa — nuk do asnjë fuqi politike, por duam t’u bëjmë thirrje të krishterëve dhe të gjithë atyre që në ndonjë mënyrë e ndjejnë veten të thirrur nga fjala e Selisë së Shenjtë që të mobilizohen me të gjitha ato forca që e pranojnë se lufta është zgjidhja më e keqe për të gjithë. Nuk sjell asgjë të mirë as për fitimtarët.” Papa kujton se si Evropa i njeh mirë tmerret e luftës, si pasojë e dy konflikteve botërore, dhe ripohon me forcë se “ajo për çka kanë nevojë të gjithë është paqja.” “Ka forca morale – përfundon Ati i Shenjtë – që janë të gatshme të japin të kuptojnë se zgjidhja e vetme është të jetojmë së bashku.” Këto forca duam të mobilizojmë. Politikanët duhet të gjejnë rrugët në mënyrë që kjo të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur dhe mbi të gjitha në mënyrë të qëndrueshme.







All the contents on this site are copyrighted ©.