2006-08-06 18:07:14

Ja argumentet kryesore te 6 gushtit:


Gjatë Lutjes së Engjëllit të Tenzot në Castel Gandolfo, thirrje e re e Papës për paqen në Lindje të Mesme: „askush të mos i shmnaget detyrës së paqes“.


Lufta është zgjidhja më e keqe për të gjithë, edhe për fitimtarët.” Kështu tha Papa Racinger dje, në një intervistë dhënë Radio Vatikanit dhe disa televizioneve gjermane, në kuadrin e vizitës së tij apostolike që do ta bëj në Bavari në gjysmën e shtatorit


Benedikti XVI në mbarim të Engjëllit të Tenzot sot përkujtoi 28 vjetorin e vdekjes së Palit XVI, Papën e madh të Koncilit e pas Koncilit të II të Vatikanit.


Sot në ditën e 25-të të luftës në Liban vijuan sulmet izraelite në luginën e Bekaas e në Jug të Libanit. Ndërsa Hezbollahët kanë hedhur raketa mbi qytetin e Haifes duke goditur gjithnjë e më thellë territorin izraelianë.


Në ndeshjet me armë mëse 10 persona janë vrarë edhe sot ndërsa, në ditët e ardhshme, këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë një rezolutë në të cilën do të kërkohet armëpushimi i menjëhershëm.
 
“Të kujtosh të kaluaren domethënë të nagazhohesh për të ardhmen”: 61 vjet më parë, më 6 gusht 1945 ndodhi bombardimi atomik mbi Hiroshimen, që shënoi ditën tragjike në të cilën njerëzimi zbuloi se është i aftë të shfaros vetveten.


Shenjtorët e javës së ardhshme sipas kalenarit kishtar;


Rubrika muzikore e së dielës kushtuar “traditës shqiptare e këngës së formë e veçantë shprehëse muzikore”. Sot do të flasim për ‘klasifikimin e këngës qytetare’.








All the contents on this site are copyrighted ©.