Rubrika “E Lumja Nënë Tereze, flakë e dashurisë (4). Sot do të ndalemi tek një takim
i organizuar në Londër e 'lutja për paqen’shqiptuar nga Nënë Tereza
(4.8.06 RV)Vijojmë me rubriken e përditshme radiofonike kushtuar figurës madhore,
të Lumës Nënë Terezën në muajin e lindjes, gusht e të muajin e kalimit të saj në amshim,
shtator. Sot do të ndalemi tek një takim i organizuar në Londër, ku merrnin
pjesë veprimtarëv të paqes nga mbarë bota, e Nënë Tereza me atë rast u zgjodh për
të thënë një lutje të veçantë. E kishte shkruar Satish Kumar, një ndjekës i Gandit
dhe e kishte titulluar ‘Lutje për paqen’. Kjo lutje, sipas autorit, e thënë
me zemër të sinqertë, kthehet në energji shpirtërore. Ja edhe lutja:
Më
prij nga vdekja - në jetë, nga pabesia - në besë, më prij nga
dëshpërimi - në shpresë, nga frika në besim; më prij nga urrejtja
- në dashuri, nga lufta - në paqe; bëj që paqja t’i mushë përplot
zemrat tona, botën tonë, gjithësinë tonë. Amen!